2 Tetor, 2026

Videot intime, Rama merr masa drastike për të mbrojtur dinjitetin kombëtar: S’mund të lejojmë të cënohet imazhi i Shqipërisë për disa kamera të fshehta

 Videot intime, Rama merr masa drastike për të mbrojtur dinjitetin kombëtar: S’mund të lejojmë të cënohet imazhi i Shqipërisë për disa kamera të fshehta

Në një dalje urgjente për mediat që la pa mend analistët dhe ekspertët e moralit publik, Kryeministri Edi Rama reagoi me ashpërsi ndaj valës së fundit të skandaleve erotike që po ziejnë në rrjetet sociale, duke deklaruar me ton solemn: “Ne nuk jemi një vend kuçkash dhe halabakësh!”

Deklarata shkaktoi menjëherë konfuzion te qytetarët, të cilët ditët e fundit nuk po arrijnë të ndajnë dot nëse janë duke jetuar në një shtet sovran apo në një episod gjigant të “Big Brother VIP”, xhiruar me kamerat e fshehta të studiove muzikore.

Sipas burimeve jozyrtare nga Kryeministria, qeveria ka vendosur të marrë masa drastike për të mbrojtur dinjitetin kombëtar. Plani i ri aksion përfshin:

Riemërimin e Sistemit të Alarmeve: Pas justifikimit gjenial të kompozitorit Adi Hila se kamerat në tavan ishin thjesht “alarme kundër vjedhjes”, Ministria e Brendshme pritet të zëvendësojë të gjitha sistemet e sigurisë në vend me objektivë kamerash Wi-Fi me kënd 360-shkallë.

Krijimin e Ministrisë së Hakimit: Meqenëse çdo pamje komprometuese në këtë vend shpjegohet me “më kanë hakeruar shtëpinë”, qeveria do të hapë Departamentin e Mbrojtjes nga Hakimi i Krevateve Dopio.

Vendosjen e Kullave të Transmetimit: Për të siguruar që pamjet e radhës të mos transmetohen me cilësi të dobët në Telegram, kulla më e re “Tirana Fountain Plaza” te Parku Rinia do të pajiset me antena 6G me pamje direkte nga të gjitha studiot e kryeqytetit.

“Nuk mund të lejojmë që imazhi i Shqipërisë Evropiane të cenohet nga disa kamera të fshehta,” mësohet të jetë shprehur Kryeministri jashtë kamerave (të cilat megjithatë po e xhironin pa e ditur). “Dhe nëse dikush sheh një lente që shkëlqen te drita e tavanit, le ta dijë mirë: është thjesht alarmi i integrimit tonë rajonal!”

Ndërkohë, Departamenti i Statistikave konfirmoi se 90% e popullsisë ka ndaluar së shikuari lajme politike, pasi aktualisht janë të zënë duke kontrolluar nëse luledielli në sallon ka ndonjë çip transmetues. (Ministria e së vërtetës)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *