16 Nëntor, 2026

VIDEO: 19-vjeçari nga Gjirokastra nuk zë mend, sapo kishte dalë nga burgu e arrestojnë prapë

 VIDEO: 19-vjeçari nga Gjirokastra nuk zë mend, sapo kishte dalë nga burgu e arrestojnë prapë

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 19-vjeçar, i cili dyshohet se ka vjedhur dy herë arkën e një objekti kulti në lagjen “Partizani”. Ajo që e bën më të interesante rastin është fakti se i riu kishte vetëm një javë që kishte dalë nga burgu, ku vuante dënimin për veprën penale të vjedhjes.

Sipas njoftimit të policisë, vjedhjet janë kryer gjatë mbrëmjeve të datave 8 dhe 9 nëntor, kur nga arka e institucionit fetar janë marrë shuma parash. Pas kallëzimit të administratorit të objektit të kultit, shërbimet e policisë nisën menjëherë hetimet, duke bërë të mundur identifikimin dhe lokalizimin e autorit të dyshuar.

Në kuadër të operacionit të koduar “Arka”, u arrestua 19-vjeçari me inicialet K. Ll., banues në Gjirokastër. Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbardhur nëse i riu është i përfshirë edhe në vjedhje të tjera. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë

Vodhi 2 herë në arkën e një objekti kulti, 1 javë pasi kishte kryer dënimin me burgim, për vjedhje, vihet në pranga 19-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, si rezultat i administrimit të shpejtë të kallëzimit të administratorit të një objekti kulti, në lagjen Partizani, se mbrëmjet e datave 8 dhe 9 nëntor, ishin vjedhur shuma parash, nga arka e objektit, finalizuan operacionin e koduar “Arka”.

Në kuadër të operacionit u identifikua, u lokalizua dhe u arrestua autori i dyshuar i vjedhjeve, shtetasi K. Ll., 19 vjeç, banues në Gjirokastër.

Hetimi vijon për të zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore, vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *