21 Maj, 2026

Vëllai i Gramoz Sakos, merr leje për një kullë 27 katëshe

 Vëllai i Gramoz Sakos, merr leje për një kullë 27 katëshe

Vëllai i kryebashkiakut të Tepelenës, Gramoz Sako, ka marrë një leje nga kryeministri Edi Rama, për ndërtimin e një kulle 27 katëshe në Tiranë.

Sipas dokumenteve, objekti pozicionohet në Bulevardin e Ri në Tiranë, ndërsa në jug kufizohet nga rruga “Siri Kodra”.

Një ndërtim voluminoz, si në gjerësi ashtu edhe në lartësi, me dy pika të larta, teksa ajo që bie në sy është shfrytëzimi në maksimum i truallit, duke e kthyer zonën në një masiv të madh betoni.

Por, kush do t’a ndërtojë?!

Rezulton se firma 2T ka si pronat me letra Artan Sakon, vëllain e Gramos Sakos, ish- komandant i Gardës së Republikës, dhe aktualisht kryetar i Bashkisë së Tepelenës.

Ortaku tjetër i 2T-së është Dritan Troksi, një shok fëmijërie i Artanit.

Ata do ta ndërtojnë këtë kullë me kompaninë Be – Is.

Pronar i kompanisë Be – Is është Hamz Islamajn, i cili para se ti futej kullave, ka marrë dhjetëra miliona euro tendera nga disa institucione, kryesisht nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, apo edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve.

Të dyja kompanitë, si 2T ashtu edhe Be – Is janë të njohura për fitimin në mënyrë tepër të dyshimtë të procedurave prokuruese, ku dukshëm janë favorizuar nga institucionet e varësisë së Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Mësohet se, si Sako ashtu edhe Islamaj janë njerëzit e “preferuar” të klanit Balluku në qeveri, pasi kanë arritur të ndërtojnë dhe mirëmbajnë disa rrugë, teksa kanë bërë edhe punë për të mbuluar abuzimet në ndërtimin e tyre, për të fshehur ndoshta edhe korrupsionin në këto tendera.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *