Vdekja që tronditi Hollivudin – Reagimi prekës Wladimir Klitschko, për humbjen e aktores së njohur (ish-bashkëshorte e tij)
Ish-kampioni i botës në boks, Wladimir Klitschko, ka reaguar me një mesazh prekës pas vdekjes së ish-partneres së tij, aktores amerikane Hayden Panettiere, e cila u nda nga jeta në moshën 36-vjeçare.
Klitschko, me të cilin Panettiere kishte një lidhje për disa vite dhe një vajzë, Kaya, shprehu dhimbjen e tij të thellë për humbjen.
“Familja jonë po kalon një periudhë tronditjeje dhe zie të thellë”, shkroi ai, duke shtuar se lajmi për vdekjen e Hayden e ka prekur shumë.
Edhe pse të dy nuk ishin më partnerë, Klitschko theksoi se Panettiere mbeti një pjesë e rëndësishme e jetës së tij dhe nëna e vajzës së tyre, Kaya.
Ai vlerësoi talentin dhe karrierën e aktores, duke kujtuar se ajo ndërtoi një karrierë të jashtëzakonshme, pavarësisht vështirësive dhe anëve të errëta të një industrie shumë kërkuese.
“Asgjë nuk do të fshijë kohët që kemi ndarë apo vendin që ajo kishte në jetët tona”.
Një pjesë e veçantë e mesazhit iu kushtua vajzës së tyre. Klitschko premtoi se do të flasë gjithmonë me respekt për nënën e saj dhe do të kujdeset që Kaya të ruajë kujtimin e personit që ishte Hayden.
“Për vajzën tonë Kaya, do të flas gjithmonë për nënën e saj me respekt dhe do të sigurohem që ajo të kujtojë personin që ishte”, u shpreh ai.
Klitschko dërgoi gjithashtu ngushëllimet e tij për prindërit, miqtë dhe fansat e Panettiere, ndërsa kërkoi që familjes t’i respektohet privatësia në këtë periudhë të dhimbshme.
“Një person i ri dhe i talentuar si Hayden nuk duhet të largohej nga kjo botë kaq herët”, shkroi ai.
Në fund, ish-boksieri e mbylli mesazhin me një lamtumirë prekëse: “Pusho e qetë, Hayden. U prehsh në paqe të përjetshme”.
Panettiere, e njohur veçanërisht për rolet në serialet Heroes dhe Nashville, ndërroi jetë më 16 gusht në moshën 36-vjeçare. Shkaku zyrtar i vdekjes nuk është bërë ende i ditur.
