21 Maj, 2026

Varfëria këmbëkryq në Këlcyrë

 Varfëria këmbëkryq në Këlcyrë

Në Këlcyrë po vihet re një rritje e ndjeshme e çmimeve të produkteve ushqimore, duke i bërë ato gjithnjë e më të papërballueshme për konsumatorët.

Sipas banorëve, shtrenjtimi ka përfshirë si produktet bazë të shportës, ashtu edhe tregun e fruta-perimeve.

Më të prekurit nga kjo situatë janë të moshuarit, të cilët mbështeten kryesisht te pensionet dhe e kanë të vështirë të përballojnë kostot në rritje.

“Ka një stopim të blerjeve, nuk është si më parë”, shprehet një banor.

Ndërsa një tjetër shton: “Është e papërballueshme, nuk marrim dot as ilaçet, jo më ushqimet”.

Banorët thonë se presin ditët e tregut, kur tregtarë nga qytete të tjera ofrojnë çmime disi më të ulëta.

Sipas tyre, çmimet aktuale janë të papërballueshme për buxhetet familjare.

Ndër vite, zona e Këlcyrës është përballur edhe me emigrim të lartë, çka ka ndikuar negativisht në ekonominë lokale dhe fuqinë punëtore.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *