“Unë i kam veç me banditë” – Taulant Balla distancohet nga publikimi i videove me “pullë të kuqe”
Për debatin e publikimit të videove erotike që kanë shpërthyer ditët e fundit në rrjet, ka reaguar dhe vetë ai, Taulant Balla.
“Dy fjalë mbi disa vepra penale që po konsumohen në këto orë ndaj disa personazheve publike.
Mbrojtja e grave nga çdo formë dhune, përfshirë dhunën dhe abuzimin në hapësirën digjitale, është përgjegjësi e shoqërisë dhe e institucioneve.
Publikimi dhe shpërndarja e videove apo materialeve intime pa pëlqimin e një gruaje është cenim i rëndë i privatësisë, dinjitetit dhe të drejtave të saj.
Përballë kësaj forme dhune, viktima nuk duhet të fajësohet, gjykohet apo stigmatizohet.
Nisja e hetimeve nga Policia e Shtetit dhe referimi i çështjes në Prokurori janë hapa të domosdoshëm për identifikimin e autorëve dhe vendosjen e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
Mbrojtja e grave është mbrojtje e dinjitetit njerëzor.
Asnjë grua nuk duhet të jetë e vetme përballë dhunës, në internet apo jashtë tij”, thotë zoti Balla në reagimin e tij.
Për fatin e tij, Balla nuk përflitet për video erotike.
Vetëm për video dhe përgjime me bandat e Elbasanit, ku porositen edhe vrasje.
Por ato, nuk cenojnë as dinjitetin dhe as privatësinë e viktimave! (Thuaje.al)