6 Tetor, 2026

U tall me protestën tek “Portokallia”, reagon Agron Llakaj: Qeshni dhe merreni me sportivitet, ndalni urrejtjen dhe sulmet ndaj aktorëve

 U tall me protestën tek “Portokallia”, reagon Agron Llakaj: Qeshni dhe merreni me sportivitet, ndalni urrejtjen dhe sulmet ndaj aktorëve

Agron Llakaj ka reaguar, pasi në rrjet shpërthyen kritikat ndaj tij dhe Top Channel, për talljen që i bënë protestës mbrëmjen e së dielës në Portokalli.

“Ato personazhe që ne ngritëm në protestën tonë në “Portokalli” janë personazhe që u bënë virale. U bënë meme po aty në protestë.

Edhe me njerëz që kanë abuzuar me protestën duke sjellë skena qesharake. Kjo ka qenë dhe nuk ka asnjë qëllim tjetër“, u shpreh drejtuesi i “Portokalli”, Agron Llakaj.

Duke shprehur mbështetjen për protestën që vijon prej gati 130 ditësh, LLakaj theksoi se paradia në teatrin e “Portokalli” nuk kishte për qëllim të fyente askënd dhe kërkoi ndalimin e gjuhës së urrjejtjes ndaj aktorëve.

“Ne nuk shajmë askënd, nuk fyejmë askënd, jo më protestën dhe atë që përfaqëson ajo.

Ne jemi artistë të humorit, prodhojmë humor duke përcjellë mesazhe.

Konica thotë ‘ti ke gjithë të drejtën tënde për lirinë që ke, por nuk ke pse të fyhesh nga liria ime’“, tha Llakaj.

Spektakli i humorit bazohet thelbësisht në aktualitet dhe përmes ironisë e sarkazmës, thumbon problemet që na shqetësojnë, vijon Agron Llakaj.

“Ne kemi marrë jetën tonë, Shqipërinë tonë, fenomenet politike e sociale dhe i kemi pasqyruar sipas këndvështrimit tonë.

Aty ka qëndrim ndaj mazhorancës, Edi Ramës, opozitës, Sali Berishës.

Sipas tyre, si mund të ndihen politikanët që janë në optikën tonë? Qeshni, merreni jetën më me sportivitet. Ne nuk jemi një zë kundër rrymës“, theksoi Agron Llakaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *