5 Tetor, 2026

U shfaq në videot intime me Adi Hilën, këngëtarja Blerina Matraku i kërkon falje gruas dhe vajzave të Hilës

 U shfaq në videot intime me Adi Hilën, këngëtarja Blerina Matraku i kërkon falje gruas dhe vajzave të Hilës

Blerina Matraku ka reaguar publikisht pas publikimit dhe shpërndarjes së disa videove intime ku shfaqet me kompozitorin Adrian Hila. Përmes një deklarate të gjatë në rrjetet sociale, artistja ka kërkuar falje ndaj personave që mund të jenë prekur apo lënduar nga situata, ndërsa ka bërë apel që materialet të mos vijojnë të qarkullojnë.

“Sot nuk dua të mbrohem, dua të kërkoj falje”, shkruan Matraku në nisje të reagimit të saj, duke iu drejtuar fillimisht publikut dhe çdo individi që është ndjerë i prekur nga ngjarja.

Artistja thekson se nuk dëshiron të justifikojë veprimet e saj, por të marrë përgjegjësinë për to. Ajo shprehet se besimi që kishte dhënë në një prej momenteve më të brishta të jetës së saj është përdorur për arsye që, sipas saj, ende nuk i di.

Në deklaratën e saj, Matraku i kërkon gjithashtu falje Klaudias dhe vajzave të saj për çdo dhimbje apo lot që mund t’u jetë shkaktuar nga kjo situatë.

“Pavarësisht se më është cenuar në formën më çnjerëzore të mundshme privatësia ime, marr përgjegjësinë e veprimeve të mia”, shprehet ajo.

Matraku flet edhe për vështirësitë personale me të cilat është përballur ndër vite, duke e përshkruar veten si një grua që, sipas saj, është detyruar t’i përballojë shumë prej sfidave të jetës e vetme.

Në fund të mesazhit, artistja ndalet te publikimi i materialeve intime dhe kërkon nga ndjekësit që të mos i shpërndajnë më.

“Mos shpërndani më. Dhimbja kërkon respekt”, apelon Blerina Matraku, duke kërkuar që situata të ndalet dhe privatësia e saj të respektohet.

Reagimi i saj vjen në një kohë kur videot intime kanë qarkulluar gjerësisht në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të shumta në publik.

Deklarata e plotë e Blerina Matrakut: 

Sot nuk dua te mbrohem, dua te kerkoj falje.

I drejtohem se pari publikut, ç’do individi, qe eshte tronditur lenduar apo ndjere i prekur nga kjo situate…

Ju kerkoj ndiese me perulesi dhe vertetesi.

Ju lutem, per vetem nje minute, hiqini nga mendja ato imazhe qe nuk perfaqesojne askend por cenojne gjithkend, dhe shikoni pertej, nje njeri, qe po perballet me sfiden me te madhe e me me pergjegjesi shoqerore e jo vetem, ate te moralit.

Nuk jam ketu per te justifikuar, jam ketu per te marre pergjegjesine time. Kerkoj ndjese, per besimin, qe dikujt i dhashe ne momentet me vulnerabel te jetes sime, besim i cili mu perdor per arsye te paditura e te paidentifikuara ende.

I kerkoj ndjese Klaudias dhe vajzave te saj, per ç’do lot apo dhimbje te shkaktuar, fje qe do paguhet me drejtesi hyjnore.

Pamvaresisht se me eshte cenuar ne formen me çnjerezore te mundshme privatesia ime, marr pergjegjesine e veprimeve te mia te cilat, sikur ti paguaja me jete.

Jam thjesht nje artiste e nje profili te ulet artistik,pa fame, çmime e suport, nje grua e cila per fat te keq eshte perballur e vetme me sfidat e jetes e qe i eshte dashur te buzeqeshe me preteksin qe lotet ne sy, ishin lot gezimi…

Sot ju lutem publikisht, “Mjaft,”

Mos shperndani me…

Gabimi kerkon pergjegjesi, te cilen po e marr mbi supe dhe po e paguaj ç’njerezisht.

Dhimbja kerkon rrespekt.

Mjaft ju lutem.

Jam njeri, qe me eshte cenuar privatesia…

Perulesisht

Blerina Matraku

Shpresoj ta percjell mesazhin, sepse eshte shume veshtire te kap fillin ne keto momente.

1 Comment

  • ” Plagosja” nuk shkaktohet veç prej plumbit …!!! Ka ca plagë që dhembin thellë edhe pse nuk duken …!!! Në “luftë ” , nuk janë të gjithë të përgatitur , “vriten” të parët inoçentët … !!! Plagët e shpirtit , nuk duken por dhembin më shumë. Nuk ju njoh po se ç’mu krijua një përshtypje ; pamja Juaj shpreh dlirësinë e shpirtit tuaj , gdhendur nga dhimbja e papjekurisë vajzërore !!! Po Ti je e re , e aftë për të rigjeneruar plagën e shpirtit Tuaj që ndoshta mund të jetë më e vështirë se pasojat tek të tjerët !!! Jam ndjerë sikur të jeshë vajza ime!!! Unë jam me Ty!
    Forca , do ta kalosh , vajzë ! !!!
    Të uroj një jetë të shëndetshme !!!!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *