Tragjedia: E zë rrufeja, ndërron jetë 68-vjeçari nga Ballabani
Një 68-vjeçar nga Ballabani në Përmet ka humbur jetën, pasi e ka zënë rrufeja ndërsa ndodhej në mal.
“Me hidherim të thellë ju njoftojmë për vdekjen e parakohshme të bashkfshatarit tonë Syrja Karati, i cili humbi jetën nga shkrepje elektrike (RRUFE) në malin Trebeshin në vendin e quajtur Zaçe Be.
Varrim behet ne date 27.06.2026 fshati Karat Ballaban ora 14:00. Ngushëllime të përzemërta familjes..”, shkruan faqja Ballaban Përmet.