21 Maj, 2026

Tragjedia e Durrësit rrezikon të përsëritet në Gjirokastër, Policia arreston 47-vjeçarin që udhëtonte tapë me makinë

 Tragjedia e Durrësit rrezikon të përsëritet në Gjirokastër, Policia arreston 47-vjeçarin që udhëtonte tapë me makinë

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë arrestuar në flagrancë një 47-vjeçar në qytetin e Gjirokastrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Sipas njoftimit zyrtar, në pranga ka rënë shtetasi me iniciale A. M., banues në Gjirokastër, i cili u ndalua gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë Rrugore për rritjen e sigurisë në rrugë dhe parandalimin e aksidenteve.

Pas konstatimit të shkeljes, ndaj tij janë ndërmarrë menjëherë veprimet procedurale, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për vijimin e mëtejshëm të hetimeve.

Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor dhe shmangien e drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit, si një ndër shkaqet kryesore të aksidenteve me pasoja të rënda.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *