21 Maj, 2026

Tirana, qyteti i gjobave (dhe pa parkime)

 Tirana, qyteti i gjobave (dhe pa parkime)

10 minuta te gjykata, 3 patrulla policie erdhën menjëherë.

Bravo për devotshmërinë, por kam disa pyetje:

Sa gjoba vendosen çdo muaj në Tiranë?

Sa janë të ardhurat nga parkimet publike dhe gjobat?

Sa nga këto para shkojnë realisht për gjelbërim?

Sepse pemë po shohim gjithnjë e më pak… ndërsa pallate gjithnjë e më shumë.

Dhe pyetja kryesore:

Brenda “vijës së verdhë” të Tiranës, sa vende publike parkimi ka, sa banorë jetojnë në këtë zonë dhe sa është fluksi ditor i lëvizjeve?

Sepse nuk mund të flasim vetëm për gjoba, kur infrastruktura dhe hapësirat mungojnë. (Pranvera Borakaj)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *