Thirrja e fortë e aktivistit: Bojkotoni Grida Duma Sumën e Blendi Faqeziun, mediat e shitura i shërbejnë Greqisë e Serbisë
Aktivisti Arben Kola foli në protestën e 133-të duke i kërkuar SPAK dhe BKH të nisin me arrestimet e politikanë dhe zyrtarëve të lartë të korruptuar.
Kola i kërkoi dhe ndihmë ambasadorit të ri amerikan të ndihmojë popullin shqiptar për hir të miqësisë, kundër narko-shtetit.
“Vlora Hyseni, Olsi Rama, Edi Rama, Ron Yeffet, Ilir Proda dhe çdo politiqen i korruptuar majtas djathtas qendër.
Thirrje ambasadori amerikan, të vijë në ndihmë popullit shqiptar për hir të miqësisë.
Janë dy popuj të lidhur ngushtë. Shqipëria kërkon ndihmë për çlirimin nga narko shteti, kontrabanda e armëve, shitjen e Shqipërisë nga kryedjalli Ramoviç.
Uroj që nga e hëna SPAK dhe BKH të fillojë me prangat ndaj çdo politiqeni që ka vjedh politikanin shqiptar.
Ka shumë urrejtje, që ta çmontojmë sistemin duhet ta çmontojmë tullë më tullë.
Kemi të bëjmë me oligarkinë, mafien, mediat e shitura me emisionet e trye prime time që i shërbejnë Greqisë e Serbisë.
Grida Duma Suma, Blendi Faqeziu, bojkotoni këta media që promovojnë anti vlera”, tha ai.