21 Maj, 2026

“Thikën në plagë” – Balluku flet për fuqizim, pas paralajmërimit të Ramës për përjashtimin e Spiropalit

 “Thikën në plagë” – Balluku flet për fuqizim, pas paralajmërimit të Ramës për përjashtimin e Spiropalit

Pak minuta pas publikimit të lajmit për paralajmërimin e Edi Ramës, se do të përjashtojë nga grupi parlamentar Elisa Spiropalin, nëse kjo e fundit flet apo kritikon sërish partinë, Belinda Balluku ka bërë një postim në rrjetet sociale.

Ajo ka postuar disa foto nga mbledhja e socialistëve, ndërsa shkruan:

“Partia Socialiste – Mbledhja e zgjeruar e grupit parlamentar.

Një bilanc mbi ecurinë e procesit të riorganizimit të strukturave socialiste të gjithë qarkun e Fierit, me fokus fuqizimin e forumeve dhe angazhimin e çdo anëtari, si një hap i rëndësishëm për përgatitjen e betejës së radhës elektorale.

Do të vijojmë të jemi në terren për të evidentuar çdo problematikë dhe për të qenë sa më pranë qytetarëve, duke përcjellë kërkesat e tyre”.

Kujtojmë që në këtë mbledhje, Rama paralajmëroi Spiropalin të rrijë “urtë”, ndryshe “del nga grupi”.

Spiropali nuk u lejua të replikonte, por në përgjigjien e shkurtër të saj, ajo u shpreh:

“Nuk është trimëri të perjashtosh, trimëri është të dëgjosh. Më përjashto ti, jo ajo (e ka për Ballukun)”.

Spiropali, po bëhet kokë turku nga Rama, fillimisht duke e hequr nga Qeveria dhe tani edhe duke e kërcënuar se do e largojë nga partia, për shkak të hakmarrjes së Belinda Ballukut.

E ndërsa Spiropali kërcënohet e ndëshkohet, Balluku, nën hetim nga SPAK për afera të rënda korruptive, vazhdon e qetë të drejtojë Qarkun e Fierit, më e fuqishme se kurrë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *