10 Nëntor, 2026

Terrorizoi Gjirokastrën, grekët kujtojnë me krenari Konstantinos Katsifas: Ai është heroi ynë, i pavdekshëm

 Terrorizoi Gjirokastrën, grekët kujtojnë me krenari Konstantinos Katsifas: Ai është heroi ynë, i pavdekshëm

Grekët kanë kujtuar me krenari në Dropull pak dy ditë më parë, terroristin Konstantinos Katsifas, që u ekzekutua nga policia shqiptare.

“Mijëra shpirtra zbritën nga kudo për t’i dhënë lamtumirën heroit të kohëve moderne të Epirit të Veriut, Konstantinos Katsifas, i cili u ekzekutua me gjakftohtësi nga policia shqiptare sepse guxoi të deklarohej me krenari grek dhe të ngrinte flamurin grek në atdheun e tij.

Dhjetë ditë të tëra martirizimi —nga 28 tetori deri më 8 nëntor 2018— regjimi i Edi Ramës e mbajti trupin e tij të burgosur, duke refuzuar t’ia dorëzonte familjes së tij për një funeral të krishterë.

Dhjete dite provokime te ashpra dhe dhune shteterore qe zemeroi helenizmin ne cdo cep te tokes, duke e kthyer lamtumiren e fundit ne nje adhurim pagan zemerimi dhe dinjiteti perballe terrorizmit shteteror dhe kriminalitetit tiranas.

Kujtesa nuk zbehet, padrejtësia nuk harrohet. Rama dhe mekanizmat e tij mund të kenë besuar se me armë dhe brutalitet do të nënshtronin mençurinë e Epirit të Veriut, por gjithçka që arritën të bënin ishte të shkruanin emrin e Kostandinit në përjetësi.

Askush nuk harron. Asgjë nuk harrohet.

Sakrifica jonë na udhëheq.

Katsifas Konstantinos përgjithmonë i gjallë! I pavdekshëm”, shkruan një prej faqeve greke që bën propagandë antishqiptare, që ka postuar edhe një video.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *