Teoria që po çmend rrjetin: Vinicius është “zhdukur” nga CIA, familja Rothschild dhe elitat që drejtojnë botën
Pas parashikimit të një fallxhoreje braziliane se lojtarë brazilianë do të rrëmbeheshin nga alienët gjatë Botërorit 2026, një tjetër teori konspirative vjen sërish nga Brazili, ku “viktima” tani është Vinicius dhe të shumtë janë ata që e mbështesin këtë teori.
Sipas tyre, Vinicius pas Botërorit 2026 mund të jetë “hequr qafe” dhe është zëvendësuar nga dikush tjetër, duke evidentuar ndryshimet e theksuara fizike tek lojtari, jo vetëm në fytyrë, por edhe në trup, madje edhe tek tatuazhet e tij.
Teoria shkon deri aty sa në këtë “zhdukje” të Vinicius dyshohet se janë përfshirë CIA, familja Rothschild, elitat që drejtojnë botën apo alienët…
Nga Real Madrid dhe stafi i Vinicius i kanë cilësuar këto teori konspirative si totalisht “fake” dhe të pabaza, aq sa sipas tyre, nuk meritojnë një përgjigje zyrtare!