18 Shtator, 2026

Tenderat e Bashkisë – Ja si shpërdorohen lekët në Përmet (bëhet fjalë për miliarda)

 Tenderat e Bashkisë – Ja si shpërdorohen lekët në Përmet (bëhet fjalë për miliarda)

Shkolla në Përmet me 2 tendera 3 miliardë lekë dhe me vetëm 24 nxënës në klasën e parë!

Kështu e gjeti viti i ri shkollor godinën e shkollës 9 vjeçare “Meleq Gosnishti” Përmet.

E njëjta godinë u përurua nga ish kryeministri Sali Berisha në vitin 2013 për rikontruksionin e së cilës u shpenzuan gati 1,4 miliardë lekë.

Shkolla atë kohë kishte rreth 570 nxënës dhe u bë e re, me laboratorë, palestër, vetrata, dyer, dritare, wc, kaldajë, paisje mësimore moderne dhe me një garanci punimesh 20 vjeçare.

Pa kaluar ende një dekadë autoritetet qëndrore e lokale bëjnë një tender të dytë.

Pas tenderxhinjve të Saliut në skenë dalin tenderxhinjtë e Edvinit.

Kësaj here plot 1.4 miliardë lekë nga buxheti i shtetit dhe nga të ardhurat e Bashkisë Përmet.

Ndërkohë numri i nxënësve është pakësuar ndjeshëm dhe në këtë shkollë mësojnë vetëm 203 fëmijë shifra më e ulët që nga krijimi i shkollës në vitin 1960 kurse klasa e parë këtë vit priti vetëm 24 vogëlushë.

Mësuesit shkurtohen çdo vit, paratë për tendera rriten çdo vit.

Me 3 miliardë lekë mund të rregullohej spitali i gjymtuar i Përmetit dhe të paktën rrugët rrurale të 3-4 fshtrave… (Bashkësia Përmet)

Mund të jetë një imazh i amë e biletës dhe teksti që thotë "Njoftuar Fituesi Mbikqyrje punimesh në objektin Rikonstruksion i Shkollës 9-Vjeçare "Meleq Gosnishti" Përmet ulet Skualifikim te gjithe operatoreve konkurrues fituesit/Skualifikim i ofertes vlere me e Autoritet Prokurues Institucioni Prokurues QevericiaVandore Përmet Objekti Tenderit Bashkia Permet Mbikqyrje punimesh në objektin Rikonstruksion i Shkollës 9-Vjeçare "Meleq Gosnishti" Përmet Nr. Reference Kodi CPV REF-16532-08-19-2024 Vlera Fondi Limit 1 662 843,00 Lloji Kontrates Publike Lloji Procedures Shërbime Publike Procedurë e hapur e thjeshtuar"

Mund të jetë një imazh i amë e biletës dhe teksti që thotë "Lidhur Rikonstruksion Shkollës 9-Vjeçare "Meleq Gosnishti' Përmet Autoritet Prokurues Institucioni Prokurues Qeverisja Vendore Përmet Objekti Tenderit Bashkia Permet Rikonstruksion Shkollës Vjeçare "Meleq Gosnishti" Përmet Burimi financimit: Shtetn vitin 2024 në vlerën: 31 666 666,66 (tridhietë një milion e gjashteqind gjashteanjetë gjashtë mijë gjashtëqind e gjashtëdhjetë gjashte gjashtëdhjete gjashtë) lekë pa TVSH dhe për vitin 2025 në vlerën: 55 503 620 (pesëdhjetë pesë gjashtëqind e njëzet) lekë -Nga ardhurat e Bashkisë për vitin 2025 në vlerën: 16 471 778,85 ( e katërqind shtatëdhjetë e një mijë shtatëqind shtatëdhjetë tetë presje tetëdhjetë e e) lekë pa TVSH. Nr. Reference REF-12374-07-08-2024"

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *