Të keqen e Enver Hoxhës…
Edi Rama ka konfirmuar atë, që tashmë është ligj në partitë shqiptare.
Ose do bindesh, ose do shpallesh kundërshtaar.
Rrugë të ndërmjetme nuk ka.
Këtë na tregoi edhe rasti me Elisa Spiropalin, së cilës tashmë i është mohuar jo vetëm të flasë, por edhe të mendojë ndryshe nga partia.
Në të kundërt, do të përjashtohet.
“Partia ka dy ngjyra, bardhë e zi. ose bardhë dhe me ne, ose zi dhe përballë nesh”, mësohet të ketë thënë Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të kësaj të hëne.
Tani është normale që kur bëhesh pjesë e një partie, duhet të kesh të njëjtat bindje dhe ideale dhe duhet të ecësh në të njëjtin drejtim.
Por kjo nuk e përjashton faktin që ndonjëherë të kesh edhe mendime ndryshe, edhe të kundërshtosh, edhe të kritikosh.
Se ndryshe pastaj, bëhet si në Partinë e Punës.
Gjë që duket, se ka ndodhur realisht në Partinë Socialiste.
Aty ku lejohet të mendosh vetëm si mendon Edi Rama.