28 Qershor, 2026

Suksesi historik i një proteste unike në Europë!

 Suksesi historik i një proteste unike në Europë!

Nga Aranit Muraçi

Ekzistojnë në shoqëri dy botë; të drejtët dhe të padrejtët. Ndarja, sipas Oscar Wilde, bëhet nga të drejtët.

Mund të tingëllojë disi absurde; pavarësisht ndasive ideologjike, a mund të protestojnë dhe të trajtohen njësoj si të përjashtuarit dhe të zemëruarit prej padrejtësive ashtu edhe përfituesit e pandershëm e të pandreqshmit pa garë gjatë tranzicionit?

Të parët (modestë në shifra) po të kishin ndërgjegjen e pastër do të vetëpërjashtoheshin mirëpo të dyja palët i garantojnë sukses numerik protestës.

Sipas një përfundimi shkencor të kryer nga profesoreshat e Harvardit, Gjanga Erica Chenoweth dhe Maria Stephan, bazuar në të dhënat e fushatave dhe analizës së lëvizjeve paqësore që janë zhvilluar gjatë shekullit të fundit në botë; që një protestë civile të ketë sukses duhet që ajo të jetë paqësore dhe ku të jetë e përfshirë minimalisht 3.5 përqind e popullatës. Në Shqipëri që kjo lëvizje të ketë sukses kërkohet që të protestojnë rreth 80 mijë qytetarë.

Lëvizja qytetare e “Revolucionit të Flamingove”, unike dhe historike, e ka arritur suksesin e saj brenda pak ditëve duke zgjuar ndërgjegjen mbarëkombëtare ndërsa ka si qëllim parësor të rrëzojë elitën e korruptuar dhe establishmentin 35 vjeçar.

Përmes një alternative konkuruese qeverisëse që do të dalë prej protestës, vetëm ngritja e një sistemi që do të funksionojë përmes rregulllave “fair” i drejtuar nga të drejtët përmes një proçesi transparent, demokratik e të ndershëm zgjedhor, kuron padrejtësitë sociale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *