Spiropali-Gjiknuri, çfarë po planifikojnë dy të “përndjekurit” e Ramës?
Në mediat online, këtë të premte është shpërndarë një foto e Elisa Spiropalit, duke pirë kafe me Damian Gjiknurin.
Dhe, menjëherë kanë nisur aludimet dhe interpretimet.
Vetë dy personazhet e fotos, për momentin s’kanë bërë asnjë koment.
Por foto e tyre, merr kuptim nëse do të lidhësh zhvillimet e fundit brenda Partisë Socialiste.
Kjo, pasi në mbledhjen e fundit të socialistëve, Edi Rama nuk sulmoi vetëm Spiropalin, të cilën e kërcënoi me përjashtim nga grupi parlamentar, por edhe Damian Gjiknurin.
Rama e quajti të lig Gjiknurin, pse kërkoi llogari nga ministri Ferit Hoxha, nëse i kishte quajtur “idiotë” shqiptarët e Maqedonisë.
Kujtojmë që Gjiknuri ka qenë një figurë me peshë në PS, por që prej kohësh është spostuar nga Edi Rama.
Nuk dihet tani, nëse pakënaqësia e mundshme me Ramën, mund ta bashkojë me Spiropalin.
Dhe pse jo, të nisin një fushatë brenda PS-së, ku duket se zërat kundër Ramës, po shtohen gjithnjë e më shumë. (Thuaje.al)