SKANDALI: Top Channel mbron banditët me të zeza të Zvërnecit
Top Channel, televizioni më i madh kombëtar në vend, është vënë në shërbim të oligarkëve dhe kundër qytetarëve, për rastin e Zvërnecit.
Pasi nuk transmetoi asnjë lajm për protestën në Zvërnec, në mënyrë skandaloze, sot kanë dalë edhe në mbrojtje të dhunuesve me të zeza, duke shprehur shqetësimin se po bëhet thirrje për destabilizim dhe gjuhë urrejtje nga të rinj me maska.
Jo vetëm kaq, por në mënyrë skandaloze Top Channel do të manipulojë protestën, duke shkruajtur se pas saj qendron Greqia, jo qytetarët shqiptarë.
“Pas ngjarjeve të shënuara pak ditë më parë në Zvërnec ku një prej protestuesve u tërhoq zvarrë nga rojet private brenda hapësirës së rrethuar, ne rrjetet sociale po shpërthejnë së fundmi edhe thirrje të shumta për destabilizim.
Disa llogari në TikTok kanë shpërndarë video dhe thirrje me gjuhë urrejtje, ku një prej tyre thotë se “jep 5 mijë euro për informacion” për njërin prej rojeve private të përfshirë në përplasjen e fundjavës në Zvërnec.
Ndërkohë një tjetër i quajtur “Youngboykevi” shfaqet i maskuar në Tik tok dhe paralajmëron “nëse Shqipëria shitet”, me 700 euro “I jep drejtim”.
Policia njoftoi dje arrestimin e një prej rojeve private që dhunoi protestuesin e Zvërnecit, ndërkohë që ka proceduar penalisht edhe disa të tjerë.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme media greke Kathimerini shkruan se “dy autobusë ishin nisur nga Athina të premten në mbrëmje, ndërsa disa pjesëmarrës ishin nisur nga qytete të tjera në Greqi me makinat e tyre për t’iu bashkuar protestës””, shkruan Top Channel, e cila përditë e më shumë, po kthehet në një television që nuk përçon zërin e qytetarëve, por atë të oligarkëve dhe Edi Ramës.