21 Maj, 2026

Skandali i autobusëve elektrikë në Gjirokastër

 Skandali i autobusëve elektrikë në Gjirokastër

Skandali i autobusëve elektrikë në Gjirokastër:

Premtim elektoral i braktisur, qytetarët kërkojnë përgjigje.

Një nga premtimet më të bujshme të Bashkisë Gjirokastër gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2025 rezulton sot një dështim i qartë dhe një shembull i mungesës së transparencës.

Autobusët elektrikë, të prezantuar si një hap modern drejt përmirësimit të transportit urban dhe zhvillimit të turizmit, prej më shumë se një viti ndodhen të parkuar dhe jashtë funksioni në territorin e tre drejtorive të ndryshme. Ndërkohë, qytetarët vazhdojnë të përballen me mungesë shërbimi dhe infrastrukturë të dobët transporti.

Gjatë fushatës, kryebashkiaku Flamur Golemi premtoi linja konkrete si:

18 Shtatori – Manalat

18 Shtatori – Pazar

18 Shtatori – Virua

18 Shtatori – Dunavat

Asnjë prej këtyre linjave nuk është vënë në funksion.

Një tjetër pikëpyetje e madhe lidhet me faktin se autobusët janë të pajisur me targa shqiptare. Kjo ngre dyshime serioze:

kush po paguan taksat dhe kostot e mirëmbajtjes për mjete që nuk përdoren?

A po rëndohen padrejtësisht taksapaguesit për një projekt të dështuar?

Aktualisht, autobusët ndodhen pranë ambienteve të ARRSH-së, të lënë në harresë, ndërkohë që fondet publike të përdorura për këtë projekt mbeten pa një shpjegim të qartë.

Pas më shumë se një viti nga premtimi, qytetarët e Gjirokastrës kërkojnë:

Transparencë të plotë mbi projektin

Llogaridhënie për fondet publike

Vënien në funksion të menjëhershëm të autobusëve ose sqarim zyrtar për dështimin

Ky rast ngre dyshime serioze për një mashtrim elektoral dhe keqmenaxhim të fondeve publike.

Thirrje Prokurorisë së Gjirokastrës të nisë menjëherë hetimet për të zbardhur fatin e këtij projekti dhe përdorimin e fondeve publike. (Pazar Lajm)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *