6 Tetor, 2026

SKANDALI: Ekstremistët sulmojnë gazetarin Bledi Mane, Policia dhe shoqatat e gazetarëve heshtin

 SKANDALI: Ekstremistët sulmojnë gazetarin Bledi Mane, Policia dhe shoqatat e gazetarëve heshtin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë.

Gazetari Bledi Mane është sulmuar brutalisht nga një grup ekstremistësh, të cilët nuk lënë njeri në rrugë pa goditur me vezë, pse nuk mendojnë si ata.

Mane ka ruajtur qetësinë, pavarësisht provokimit të rëndë që i është bërë.

“Me mua ça keni”, iu kthye gazetari grupit që kryesohej nga Arvina Lleshi, ndërsa këta të fundit duke bërtitur “servil i Ramës”, e kanë qëlluar me vezë dhe fyer e kërcënuar, madje dhe e kanë shtyrë.

Por më e rëndë është heshtja deri më tani, e Policisë dhe shoqatave të gazetarëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *