Ambasadori shqiptar në Zvicër i mban valixhet Ramës dhe gruas së tij
Edi Rama ka qenë një ditë më parë në Bazel të Zvicrës, në një vizitë private.
Ai ka marrë pjesë në një ekspozitë bashkë me të shoqen, ku ishte ftuar si skulptor.
Në aeroport, atë ka dalë ta presë ambasadori shqiptar në Zvicër, Ermal Dredha.
Por foto e tij ka bërë xhirron e rrjetit.
Kjo, pasi edhe pse ambasador, ai është detyruar të mbajë valixhet dhe çantat e Ramës dhe gruas së tij.
“Mirë që nuk ishte dhe djali i KM se do i kishin ngjeshur ambasadorit dhe çantë e shkollës në kurriz.
O KM. Si e ke katandisur titullin Ambasador i RSH. Vete për vizitë private dhe ambasadori të mban valixheit. Mirë ty që me demek se je KM, po të gruas tënte çfarë kusuri ka ti mbajë çantën.
Mirë që nuk kishte marrë dhe djalin se do i kishe ngjeshur dhe çantë e shkollës në kurriz. Festen ia ke vënë sipas kokës, por ka shumë që besojnë se ai është përaqësues i Shqipërisë”, shkruan ish-gjenerali Artur Meçollari.