Si u kthye Blendi Gonxhe, në ministrin më të urryer brenda pak muajve
Deri para nisjes së protestes, Blendi Gonxhe dukej një politikan i qetë dhe jo konfliktual.
Gjithçka ndryshoi në mbledhjen e famshme, kur Edi Rama kërcënoi se do “sakatonte” këdo që dilte kundër tij për rastin e Belinda Ballukut, ndërsa kritikoi ministrat dhe deputetët, se e kishin lënë vetëm në betejën e tij me protestuesit.
Kaq u desh, dhe Blendi i “qetë” e mori mesazhin.
Prej atëhere, ai sulmon, shan, mallkon, fyen e bullizon këdo që bën ndonjë kritikë ndaj Qeverisë.
Mjafton të shikosh një status të fundit të tij, për të kuptuar këtë gjë.
Se si mund të transformohet kështu njeriu (jo vetëm fizikisht, se është shëndoshur goxha vitet e fundit), as vetë Gonxhja rrezik nuk e ka përgjigjien.
Por t’ja tregosh dikujt jashtë, se ky që shkruan kështu dhe shan qytetarët e vet, është ministër Kulture, nuk do të besonte.
Sepse ashtu është, e pabesueshme! (Thuaje.al)
