12 Shtator, 2026

Denoncimi i gazetarit: Si e mori me shpulla në zyrë ministrin e ri të Brendshëm, i “forti” i Beratit (Policia nuk ndërhyri)

 Denoncimi i gazetarit: Si e mori me shpulla në zyrë ministrin e ri të Brendshëm, i “forti” i Beratit (Policia nuk ndërhyri)

Gazetari Izmir Akulli thotë se ministri i Brendshëm, Ervin Demo, disa vite më parë është rrahur në zyrë nga një i “fortë”.

Ngjarja sipas tij ka ndodhur kur Demo ishte kryebashkiak i Beratit.

Sipas tij, Policia nuk ndërhyri.

“Para disa vitesh kur Ervin Demo ishte akoma kryebashkiak në Berat, një ‘i forte’ i zonës e ka zënë në shpulla në zyrën e tij në Bashki për një tender.

Teksa Demo merrte policinë në telefon, askush nuk afrohej në Bashki prej frikës.

Tani që u bë ministër i Brendshëm, çfarë do bëjë, do marrë hak ndaj drejtorit të Policisë Berat që ka qenë disa vite më pare, që e la të hante shpulla apo e ka harruar këtë ngjarje”, shkruan gazetari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *