19 Shtator, 2026

“Shumë më mirë se kur na arrestonte” – Veteranët e UÇK vlerësojnë ndryshimin e Doktorit

 “Shumë më mirë se kur na arrestonte” – Veteranët e UÇK vlerësojnë ndryshimin e Doktorit

Veteranët e kanë mirëpritur evolucionin politik të Doktorit, duke kujtuar se në vitet ’90 marrëdhënia e tij me luftëtarët kosovarë ishte disi më interaktive, pasi Adem Jashari përfundoi në burg në Tiranë, Zahir Pajaziti u arrestua dhe Hashim Thaçi u burgos gjatë qeverisjes së tij.

Sipas veteranëve, këto janë gjëra të së shkuarës dhe rëndësi ka që Berisha sot është një njeri krejt tjetër.

Veteranët pranuan se Berisha po bën progres: “Pas 30 vitesh vendosi stemën e UÇK-së. Me këtë ritëm, pas 30 të tjerash, do të shpallet luftëtar i saj.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *