11 Shtator, 2026

Shqipëria e bandave: Dhunohet biznesmeni Vasil Bedini, plagoset edhe Luan Muça i “Delta”-s

 Shqipëria e bandave: Dhunohet biznesmeni Vasil Bedini, plagoset edhe Luan Muça i “Delta”-s

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Radhimës, ku persona të armatosur dyshohet se kanë shkuar në një hotel dhe janë konfliktuar me pronarin e tij, që dyshohet të jetë Vasil Bedini.

Sipas të dhënave paraprake, konflikti mësohet se ka nisur për shkak të një shume parash, e cila dyshohet të lidhet me një gjobë ose me një borxh të papaguar. Gjatë përplasjes, pronari i hotelit, Vasil Bedini, është dhunuar dhe ka përfunduar në spital.

Në një moment të konfliktit dyshohet se janë përdorur edhe armët. I plagosur ka mbetur edhe Luan Muça, pronar i kompanisë “Delta”.

Pas ngjarjes, personat që dyshohet se kanë sulmuar pronarin e hotelit janë larguar me makinë, por gjatë ikjes automjeti i tyre është përmbysur në rrugë.

Policia e Vlorës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur këtë të enjte në zonën e Radhimës, ku persona të armatosur zbarkuan në ambientet e “Regina Hotel”.

Sipas autoriteteve mësohet se rreth orës 11:30 një telefonatë ka mbërritur në sallën operative ku pronari i resortit në zonën bregdetare, Vasil Bedinaj, ka njoftuar Policinë se persona të armatosur po konfliktoheshin me të.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në drejtim të adresës së dhënë, si dhe kanë ngritur pika kontrolli. Gjatë këtyre kontrolleve, efektivët kanë konstatuar në afërsi të Pusit të Mezinit një automjet që lëvizte me shpejtësi dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Drejtuesi i këtij automjeti ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar. Në automjet janë konstatuar 3 shtetas, 2 prej të cilëve janë dëmtuar si pasojë e aksidentit, ndërsa tjetri nuk ka probleme shëndetësore.

Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri, pistoletë.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, pronari i një resorti në Vlorë ka njoftuar Policinë se persona të armatosur po konfliktoheshin me të.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në drejtim të adresës së dhënë, si dhe kanë ngritur pika kontrolli.

Shërbimet e Policisë, në afërsi të Pusit të Mezinit, kanë konstatuar një automjet që lëvizte me shpejtësi dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Drejtuesi i këtij automjeti ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar. Në automjet janë konstatuar 3 shtetas, 2 prej të cilëve janë dëmtuar si pasojë e aksidentit, ndërsa tjetri nuk ka probleme shëndetësore.

Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri, pistoletë.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes dhe identifikimin e të gjithë shtetasve të përfshirë.

Shërbimet e Policisë së DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e disa DVP-ve të tjera, po kryejnë kontrolle dhe veprime të tjera, me qëllim identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Meqenëse veprimet janë dinamike, në përfundim të veprimeve të para hetimore do të ketë një njoftim të plotë për ngjarjen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *