Shpërthen sulmuesi i Egjiptit: Urime Argjentinës, por Botërori është i manipuluar
Sulmuesi i Egjiptit, Mostafa Ziko, ka reaguar ashpër pas eliminimit dramatik nga Kupa e Botës 2026, duke akuzuar gjyqtarin François Letexier për njëanshmëri gjatë sfidës ndaj Argjentinës.
Egjipti ishte shumë pranë një prej surprizave më të mëdha të turneut, pasi udhëhiqte 2-0 ndaj kampionëve në fuqi të botës, por Argjentina përmbysi gjithçka dhe fitoi 3-2 në minutat e fundit.
Pas ndeshjes, Ziko vlerësoi paraqitjen e ekipit të tij, por kritikoi ashpër vendimet e arbitrit francez.
“Ne ishim fantastikë kundër kampionëve në fuqi të botës. Por gjyqtari François Letexier ishte padyshim i njëanshëm që nga fillimi i ndeshjes. Ai vazhdimisht përpiqej të na ndalonte dhe donte të na mbyllte në fushë”, deklaroi Ziko.
Sulmuesi egjiptian shkoi edhe më tej me akuzat e tij, duke lënë të kuptohet se turneu favorizon Argjentinën.
“Urime Argjentinës për Botërorin, por ky turne është i manipuluar. Ata nuk kanë nevojë për ndihmë tjetër. Gjyqtari ishte i padrejtë, i padrejtë, i padrejtë”, u shpreh ai.
Deklaratat e Ziko-s vijnë pas një ndeshjeje të mbushur me polemika, ku Egjipti humbi avantazhin e dy golave dhe u eliminua pas një përmbysjeje të jashtëzakonshme të Argjentinës.