Shpërthen gazetari: Socialistët janë fara më e ndyrë në tokë
Gazetari Çim Peka ka shpërthyer pas votimit të reformës territorial nga socialistët.
Kjo, sidomos pas kundërshtimeve të Spiropalit dhe Braçes, të cilët më pas kanë votuar pro ndarjes së re territoriale.
“Socialistet, kjo fare e ndyre mbi toke!
Kur një politikan flet gjithë ditën per parime, por tërhiqet sapo ngre zërin kryetari, gjithë trimëria e tij publike zbulohet si teatër.
Parimet vlejnë pikërisht kur të kushtojnë karrigen. Kur i braktis për ta ruajtur atë, ke zgjedhur bindjen ndaj shefit si mënyrë mbijetese.
Kjo është ideja më e rëndë e kësaj pamjeje: zhurmë për qytetarët, përulje për shefin. Predikojnë dinjitet, por pranojnë poshtërimin; kërkojnë respekt, por heqin dorë nga mendimi i tyre me komandë.
Kush ia dorëzon dinjitetin kryetarit, nuk ka autoritet moral t’u japë leksione qytetarëve. Karrigia mund t’i mbetet. Fytyra politike i bie nese kane pasur ndonjehere”, shkruan ai.