22 Tetor, 2026

Shkrimtari i njohur: Psikopati Rama nuk rrëzohet vetëm me dhunë

 Shkrimtari i njohur: Psikopati Rama nuk rrëzohet vetëm me dhunë

Shkrimtari i njohur Agron Tufa, që prej disa vitesh jeton në Zvicër si azilant, thotë se Edi Rama nuk bie as më dhunë.

Ai jep zgjidhjen, se si, sipas tij, mund të rrëzohet Rama.

“Dua të shpreh një gjë thelbësore:

Regjimi autokratik i mafies hibride të Ramës nuk bie –

as me Performancat Flamingo,

as me rebelimin studentor.

Me performancat Flamingo, ai tallet, siç e keni parë dhe e madje ndjehet mirë, si tolerant e liberal, me pamjen e një demokracie perëndimore, që lejon çdo shprehje proteste në shesh.

Një halabak, peng i mafies vendore e ndërkombëtare, nuk rrëzohet as me simbole flamingosh, as me fjalime, as me parrulla dhe as me rixha edhe për 50 vjet.

Këto forma atij veçse i krijojnë një imazh të shëndetshëm, për më tepër, kur protesta performative e Flamingo po shkonte dita-ditës drejt shterrimit dhe mpakjes.

Një halabak ka frikë vetëm rebelimin e dhunshëm, shpërthimin e zemërimit rinor.

Por vetëm kjo është e pamjaftueshme. Edhe ndaj kësaj forme hHalabaku do shpëtohet me dhunën e policisë dhe bandave të mafies, derisa të bëhet imun.

E vetmja rrugë, e vetmja mënyrë është që familjet e studentëve dhe gjimnazistëve, prindërit, qytetarët, nëpunësit, shkollat e institucionet të zbresin në shesh, të bllokojnë rrugët në tubime masive, deri në dorëheqje.

Është e vetmja mënyrë edhe për të parandaluar dhunën, gjymtimin dhe, ruana Zot, vrasjen e ndonjë të riu nga pitbullët e tërbuar të bandave me maska.

Vetëm kështu bie ky diktator i sëmurë. Mos prisni kurrë dorëheqje nga një i sëmurë psikopatologjik që ka rënë tragjikisht në dashuri me veten.

Po nëse familjet e të rinjve nuk dalin, nëse qytetarët nuk mbushin masivisht rrugët dhe sheshet, atëherë ata dhe krejt shoqëria do të paguajnë taksën e frikës: skllavërinë, me mungesën e shpresës, poshtërimin dhe shpopullimin ekstrem të Shqipërisë nga rinia, për ta lënë atdheun një truall të eksperimentit aziatik.

Kush ka sy, po e sheh se drejt këtij eksperimenti të kobshëm po na çojnë…”, shkrruan ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *