5 Nëntor, 2026

Sherri Rama-Veliaj zbret në Përmet, drejtori socialist: Na sollën lloj dhe sorollop në PS, për ta shkatërruar

 Sherri Rama-Veliaj zbret në Përmet, drejtori socialist: Na sollën lloj dhe sorollop në PS, për ta shkatërruar

Sherri Rama-Veliaj ka zbritur edhe tek socialistët e Përmetit.

Një prej drejtorëve socialist në shëndetësi, Florian Dauti, ka reaguar me anë të një statusi në rrjetet sociale, për konfliktin e Ramës dhe Veliajt.

“Shtëpinë e socialistëve ke 23 vjet që e gërryen njësoj si mola që ha drurin, nga jashtë e nga brenda.

Çdo ditë të jetës tënde politike ke punuar vetëm kundra socialistëve idealistë për ti zëvendësuar me “socialistët e rinj” pas 2013.

Modeli që ngrite në bashkinë e Tiranës ishte klanor dhe me synimin e pastër për ta përvetësuar PS duke eleminuar një nga një socialistët dhe duke blerë vetëm disa kokra që të mbaje imazhin e gënjeshtërt se i do socialistët.

Prandaj kusuret dhe mëkatet e Edi Ramës jeni lloji dhe sorollopi tuaj që na bëri peshqesh në parti dhe që tani po e zini me gurë edhe Edi Ramën se PS-së ja keni nxjerrë themelet por nuk do ta rrëzoni dot.

Prandaj e kam një thirrje për Edi Rama

Ndalo menjëherë importin e këtij soji politik!

Kthehu tek socialistët”, shkruan ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *