21 Tetor, 2026

Sherr me grushte dhe thikë në Gjirokastër: Plagoset 43-vjeçari, arrestohet 20-vjeçari

 Sherr me grushte dhe thikë në Gjirokastër: Plagoset 43-vjeçari, arrestohet 20-vjeçari

Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar në përplasje fizike dhe përdorimin e thikës në Gjirokastër. Ngjarja është regjistruar në vendin e quajtur Ura e Kardhiqit, ku katër persona janë përfshirë në një sherr që ka agravuar deri në përdorimin e një mjeti prerës.

Sipas informacioneve paraprake, pas përplasjes me grushte, një 20-vjeçar ka nxjerrë thikën dhe ka dëmtuar një 43-vjeçar, i cili është transportuar në spitalin e Gjirokastrës për të marrë ndihmë mjekësore. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka arrestuar 20-vjeçarin e dyshuar si autor të plagosjes, ndërsa 43-vjeçari i dëmtuar dhe një 20-vjeçar tjetër janë proceduar në gjendje të lirë, pasi dyshohet se kanë goditur me grushte të riun e arrestuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *