19 Shtator, 2026

Serbia emëron gjeneral të “Trupave Speciale”, policin që goditi me grusht qytetarin në Tiranë

 Serbia emëron gjeneral të “Trupave Speciale”, policin që goditi me grusht qytetarin në Tiranë

Në një ceremoni të improvizuar drejtpërdrejt në trotuar, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka dekoruar me dekoratën më të lartë ushtarake policin që u filmua duke stërvitur grushtin e tij direkt në stomakun e një qytetari të paarmatosur në Tiranë.

Sipas burimeve konfidenciale nga Beogradi, Vuçiç e kishte ndjekur skenën nga afër me buzëqeshje prindërore dhe duartrokitje entuziaste, duke e cilësuar goditjen si “forma më e pastër e diplomacisë dhe menaxhimit të turmës që nga shekulli i kaluar”.

“Kemi vite që shpenzojmë miliona euro për të stërvitur ushtrinë tonë, por ky djalosh tregoi me një të rënë të vetme të krahut se çfarë do të thotë disiplinë e vërtetë,” deklaroi një Vuçiç i emocionar, ndërsa fshinte një lot gëzimi nga syzet.

“Efektshmëria e tij, teknika e grushtit anësor pa asnjë hezitim apo konsideratë për të drejtat e njeriut, është saktësisht ajo që i mungonte forcave tona të armatosura.”

Polici i sapopromovuar do të marrë menjëherë gradën e gjeneralit të Trupave Speciale dhe do të jetë përgjegjës për modulit e ri të stërvitjes me titull: “Si të shmangësh bisedimet diplomatike duke përdorur vetëm grushtin e djathtë”.

Përveç gradës së re ushtarake, gjeneral ‘Grushti’ ka marrë edhe ftesë zyrtare për të mbajtur një leksion të hapur në Akademine e Policisë Serbe mbi temën “Si të rrahësh popullin e pambrojtur”.

Ndërkohë, viktima e goditjes raportohet se ka kërkuar falje zyrtare që i pengoi grushtin e policit me stomakun e tij, duke premtuar se herën tjetër do të stërvitet më shumë për të mbajtur goditjet që të mos i prishë gradën gjeneralit të ri. (Ministria e së Vërtetës)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *