11 Shtator, 2026

Sazan Guri thumbon vlonjatët: Rama ju ka vënë në rresht, ju ka lënë mes plehrave dhe fekaleve

 Sazan Guri thumbon vlonjatët: Rama ju ka vënë në rresht, ju ka lënë mes plehrave dhe fekaleve

Sazan Guri ka thumbuar vlonjatët për kryeministrin Edi Rama.

“Ore shqiptarë, por më shumë ju vlonjatë që mortja mos ju ngrëntë, do bindeni një ditë ju o ditëzinj që zullapi i gjatë që ju e doni më shumë se familjen po ju lë pa gjerhe, po ju pret degët, po ju gozhdon trungjet dhe dhe po ju thanë rrënjët?!

1.Qendrën e Vlorës ja u degdisi në shtylla betoni!

2.Në pedonalen e Skelës ju vuri m’rresht, se atë shpreh diktatura urbane dhe atë sociale!

3.Ismail bej Blorën ja u lëvizi, kaq, ja u uli krenarinë sikur dhe 1 cm!

4.Is buletinit i tha shko nga ke ardhur dhe i qan hallin Serbisë se tashmë e humbe Kosovën? Se ca humbi hajde gjeje?

5.Një landfill kurrë s’ja u ndërtoi, por ju la mes plehrave?!

6.Një impiant të trajtimit të ujrave të zeza kur s’ja u ngriti por ju la mes fekaleve?!

7.Ujin e Kuçit, Tragjasit ja u mori, ku edhe kucedrat e natyrës dhe as pushtuedit nuk ja u prekën!?

8.Tani ju zuri muzeun e labërisë dhe ndërton pa kuptim një muze hebraik, po ju ngre dhe një Sinagogë që nesër të thonë që ajo ishte qysh me themelimin e Vlorës më 1492, por e prishën barbarët shqiptarë të zbritur nga Kanina?”, shkruan Sazan Guri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *