27 Shtator, 2026

Sarandë: Familjarët nuk ndodheshin në banesë, hajdutët thyejnë kamerat dhe vjedhin 15 milionë lekë

 Sarandë: Familjarët nuk ndodheshin në banesë, hajdutët thyejnë kamerat dhe vjedhin 15 milionë lekë

Një grabitje ka ndodhur gjatë natës së të martës në fshatin Shelegar të Bashkisë Sarandë, ku një banesë ka rënë pre e hajdutëve ndërsa familjarët ndodheshin në një event familjar, dasëm. Duke përfituar nga mungesa e tyre hajdutët kanë hyrë në banesë.

Nga kontrolli i policisë mësohet se hajdutët kanë shfrytëzuar faktin që shtëpia e kryefamiljarit Mejdi Tusha ishte bosh, pasi të gjithë anëtarët e familjes ndodheshin në dasmën e një të afërmi të tyre.

Ngjarja u zbulua kur një nga pjesëtarët e familjes u kthye në banesë dhe u përball me rrëmujën e madhe në dhomat e shtëpisë, duke kuptuar menjëherë se aty kishin hyrë persona për të grabitur.

Autorët dyshohet se kanë qenë dy persona dhe kanë vëzhguar lëvizjet e familjes Tusha dhe  priten momentin e duhur për të kryer planin e tyre të vjedhjes.

Për të shmangur identifikimin nga organet e rendit, hajdutët u treguan të kujdesshëm duke dëmtuar fillimisht kamerën e sigurisë që ndodhej e montuar në banesë, përpara se të hynin brenda.

Ndërsa pretendimet e ngritura janë se është vjedhur shuma monetare rreth 15 milionë lekë të vjetra si dhe disa bizhuteri flori me vlerë.

Pas denoncimit , shërbimet e Policisë së Sarandës mbërritën në vendngjarje bashkë me grupin hetimor për të këqyrur skenën e krimit dhe për të mbledhur provat materiale.

Grupi hetimor ende nuk ka një rezultat konkret teksa dyshohet për të rinjë, të cilët kanë kryer edhe vjedhje të tjera në fshatra. Ndërkaq, po punohet  për identifikimin e autorëve, dhe kapjen e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *