29 Shtator, 2026

Saranda tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, plagosen dy persona (EMRAT)

 Saranda tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, plagosen dy persona (EMRAT)

Një shpërthim ka ndodhur në një pikë karburanti në lagjen “Skënderbeu” në Sarandë mesditën e sotme.

Paraprakisht raportohet se dy persona janë plagosur si pasojë e shpërthimit dhe janë transportuar në Spitalin e Sarandës.

Fatmir Pema, 39 vjeç, ka pësuar djegie në trup, ndërsa Florian Bica, 27 vjeç, është dërguar në spital pas tronditjeve të shkaktuara nga shpërthimi.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për të garantuar sigurinë.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e shpërthimit, ndërsa pritet të dalin të dhëna të tjera në vijim lidhur me ngjarjen dhe gjendjen shëndetësore të të plagosurve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *