24 Gusht, 2026

Saranda, ngjarja e ndodhur atje, një kambanë alarmi për degradimin e Policisë së Shtetit

 Saranda, ngjarja e ndodhur atje, një kambanë alarmi për degradimin e Policisë së Shtetit

Nga Avni Doçi

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Sarandë duhet të jetë një kambanë alarmi për gjendjen ku ka degraduar institucioni kryesorë i sigurisë në vend,  ku ka degraduar rendi dhe siguria në vend, ku punonjes të policisë perfshihen vetë nê një konflikte të dhunshme..

Nga informacionet e bëra publike dhe njoftimet kontradiktore për këtë ngjarje, mësohet se në konflikt janë përfshirë punonjës të Policisë së Shtetit, madje të strukturave të ndryshme si “Res”, “Renea”, “Shqiponjat” dhe Policia Kriminale.

Raportimet se disa prej tyre kanë pasur edhe angazhime private si bodyguardë, ngrejnë pikëpyetje serioze për respektimin e ligjit dhe standardeve profesionale  brenda policisê..

Kjo është edhe më e rëndë se një konflikt i zakonshëm kriminal. Kur dhuna, përplasjet dhe përdorimi i armëve ndodhin brenda radhëve të një strukture që duhet të garantojë rendin dhe sigurinë ne vend!!

Policia e Shtetit duhet të jetë institucioni që mbron jetën, pronën, dinjitetin dhe sigurinë e qytetarëve.

Por cfare po ndodh ne fakt pse kjo situatë, pse ky degradim ??

Sot përballemi me një pasiguri në rritje: krime të rënda, atentate, grabitje, konflikte të dhunshme  mes të rinjve ne ambjente publike, mungesë të sigurisë rrugore me pasojë përgjakjen e përditshme te rrugeve , e denje për bilanc lufte.

Një nga problemet më të mëdha që vërehet sot, është politizimi i tejskajshëm i institucioneve të sigurisë dhe dobësimi profesionalizmit të tyre.

Jane evidente sot lidhjet e drejtuesve apo strukturave të policisë me grupe kriminale  dhe me kriminin e organizuar në tërësi. Po ashtu eshte tejet i rende është fakti i kontrollit  të plotë politik mbi policine e shtetit.

Nuk mund të ketë shtet të fortë pa polici profesionale, të pavarur dhe të besueshme.

Si dilet nga kjo gjendje??

Përballë kësaj gjendje nuk mund të dhe nuk duhet të mbetemi indiferentë.

Qytetarët duhet të reagojnë të organizuar,  duke protestuar fuqishem kunder mungeses se rendit dhe sigurise ne vend, dhe kunder nje qeverie qe në keto 35 vjet konsiderohet si me e korruptura, por dhe nje nga me te korruptuarat ne planet.

Duhet te ngrihemi, pa dallim bindjesh politike,  ne nivelin e shoqerive demokratike qe nuk e pranojnë të keqen si normalitet.

Shqiptaret, në pergjithesi, te rinjte, studentet, fermeret, profesione te lira, emigrante, pensionistë, cdokush që i dhimbset vendi i tij,  duhet të ngrihet ne protesta te fuqishme.

Tê mbështesim protesten qytetare në Tirane, me qellim detyrimin e qeverise kriminale te Rilindjes, te japë doreheqjen. Mjaft eshte mjaft, durimi ka një kufi.

Përgjumja dhe apatia na kanë sjellë deri këtu, në kete gjendje qe  duket si e pa shpresë dhe pa rrugë dalje.

Koha është per veprim, për reagim qytetar kundër te keqes, nese nuk reagojme sot, nesër do të jete vonë!!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *