28 Mars, 2026

Sara Mila: Një përgjigje për Klodiana Lalën dhe ata që thonë si i more 20 mijë vota

 Sara Mila: Një përgjigje për Klodiana Lalën dhe ata që thonë si i more 20 mijë vota

Sara Mila ka reaguar, pasi gazetarja Klodiana Lala e ka akuzuar publikisht, se është kërcënuar nga njerëz pranë saj.

“Ftoj Klodiana Lalën të komunikojë, qoftë edhe një herë të vetme, drejtpërdrejt me mua.

E nderuar, të dezinformosh është e lehtë; të informosh është bërë sot më e vështirë. Por unë dua të besoj tek guximi yt. Bëj detyrën e vështirë të gazetarit dhe informo me prova dhe fakte se kush te ka kërcënuar.

Trego publikisht kush të ka kërcënuar. Trego me emër dhe mbiemër kërcënuesit. Trego çfarë të është thënë. Dhe mbi të gjitha, sqaro publikisht: ç’lidhje ka emri im me këtë çështje?

E përsëris, besoj tek guximi yt. Trego gjithçka publikisht.

E nëse kjo nuk është e mundur për arsye të tuat, të inkurajoj t’i drejtohesh organeve të drejtësisë dhe të denoncosh çdo kërcënim, çdo provë dhe këdo që qëndron pas tyre”, shkruan deputetja socialiste.

Asaj i është përgjigjur një komentues, që e pyet se si arriti të bëhet një prej deputeteve më të votuara në vend.

“Pergjigju pyetjes se gazetares dhe te shume njerezve qe habiten sesi nje grua pothuajse anonime per publikun mori 20k vota sa dyfishi i kryetarit te partise. Votimi i te burgosurve per ty sikur te ishe Kim Jongu eshte llahtari”, shkruan ai.

Sara Mila në përgjigjie, i shkruan komentuesit si më poshtë:

“Kristjan Moisiu eja nje xhiro ne Elbasan. S’do kesh nevoje ti numerosh votat, do kesh shansin ti takosh votat live; ne rruge, ne dyqane, ne lokale…ne fshat e ne qytete, kudo ku te shkelesh. Do i numerosh votat me sy e kam frike se do te dalin me shume”.

4 Comments

  • Bravo Sara

  • Ia ke be mire asaj Klodianes, se i ka hip vetja ne qejf

  • Klodiana ka nje jete qe vec shpif, pa asnje fakt. Çoje ne gjykate

  • Eshte mesu Klodi te veje gjoba, se tani i kane fut dhe Liken ne burg dhe s’ka nga merr leke

Leave a Reply to Andia Cancel reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *