Sali Berisha: E vërteta e akuzave, se kam 40 apartamente
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ndaj shkrimit të Adriatik Doçit, se ai ka 40 shtëpi.
‘Sot, një gjobëvënës i vërtetuar dhe shpifës i dënuar, zëdhënës jozyrtar i Linda Ramës, Adriatik Doçi shkruan në gazetën e të damkosurit Karlo Bolino që përmes firmave të Edi Ramës ka plaçkitur me 1 euro 4,500 metra katrorë tokë (të cilën pronarët me bujari e kishin dhënë për ndërtimin e një gjimnazi për komunitetin). Ai pretendon se Berisha “është me 40 shtëpi dhe politikani më i pasur e më i korruptuar në Ballkan”, shkruan Berisha në Facebook.
Postimi i plotë:
Përgënjeshtrim.
Sot, një gjobëvënës i vërtetuar dhe shpifës i dënuar, zëdhënës jozyrtar i Linda Ramës, Adriatik Doçi shkruan në gazetën e të damkosurit Karlo Bolino që përmes firmave të Edi Ramës ka plaçkitur me 1 euro 4,500 metra katrorë tokë (të cilën pronarët me bujari e kishin dhënë për ndërtimin e një gjimnazi për komunitetin). Ai pretendon se Berisha “është me 40 shtëpi dhe politikani më i pasur e më i korruptuar në Ballkan”.
Lidhur me sa më sipër, deklaroj si vijon:
1. Gjobëvënësi dhe shpifësi profesionist, i dënuar dhe i vërtetuar nga organet zyrtare, Adriatik Doçi, ka lëshuar shpifjen e radhës sipas oreksit të tij dhe padronëve të tij.
2. Sali Berisha është sot politikani i vetëm që i është nënshtruar një vetingu të plotë 35-vjeçar nga kundërshtarët e tij.
3. Ky veting ka vërtetuar se Sali Berisha, gjatë 35 viteve të tij në politikë, së bashku me bashkëshorten, kanë gjithsej rreth 100 mijë euro kursime nga 55 vite punë dhe një apartament vetëm 40 m2 më të madh se ai që dispononin gjatë viteve të diktaturës.
4. Ky veting ka provuar se fëmijët e Sali Berishës, si subjekte të deklarimit të të ardhurave në ILDKPI, nuk kanë përfituar kurrë nga fondet apo pasuritë publike, kanë respektuar plotësisht ligjin dhe kane deklaruar me rigorozitet te gjithe pasurite e tyre sic e kerkonte ligji.
5. Për të gjitha këto trillime të ulëta, shpifësi i dënuar Adriatik Doçi dhe plaçkitësi i 4,500 m2 tokë të caktuar për gjimnaz, mafiozi Karlo Bolino, do të përballen me ligjin.
Shkrimi i Adriatik Doçit
40 shtëpi / Pse Berisha është politikani më i pasur dhe i korruptuar në Ballkan, në 2003 kishte vetëm 1 apartament 69 m2
Në vitin 2003, kur ka deklaruar pasurinë për herë të parë, Sali Berisha deklaron si pasuri të paluajtshme vetëm një apartament me sipërfaqe 69 m2, në pallat parafabrikat. Vitet e fundit, duke verifikuar në regjistrat hipotekor, rezultuan rreth 50 pasuri të paluajtshme, me vlerë dhjetëra milionë euro, kryesisht në emrin e dhëndrit zëhollë dhe të bijës.
Më pas, këto pasuri të paluajtshme u reflektuan në dosjen penale të SPAK për aferën e tjetërsimit të ish Klubit Partizani, me të pandehur Sali Berishën dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin, të cilët akuzohen për korrupsion dhe pastrim parash. Një pjesë e pasurive të paluajtshme janë sekustruar nga SPAK si produkt i aferave korruptive të Sali Berishës, i cili rezulton se ka përdorur pushtetin për pasurimin e Familjes.
Krahas trojeve, fabrikave etj., Sali Berisha, jo rastësisht non grata në SHBA dhe Britaninë e Madhe, posedon të paktën 40 apartamente me sipërfaqe mijëra m2, në emrin e familjarëve të tij, produkt i aferave korruptive me pronat dhe paratë publike kur ishte kryeministër.
Bëhet fjalë vetëm pasurinë e deklaruar pjesërisht. Pasuria e padeklaruar, kamufluar në emra të tjerë, dyshohet se ka një vlerë qindra milionë euro, ku përfshihen vila, zyra, resorte, kulla dhe aksione në kompani koncensionare. Evidencat e vizatojnë Sali Berishën si jo vetëm si gjakatar (zhdukja e Remzi Hoxhës, vrasja e Kosta Trebickës, Gërdeci, 21 Janari etj.), por edhe si politikanin më të pasur, rrjedhimisht më të korruptuar në Ballkan.
Disa nga pasuritë e Berishës
–Apartament në Bruksel 395 mijë euro.
-Apartament në Roterdam 360 mijë $.
-Apartament 125 m2 në Tiranë.
-Vilë në Gjirin e Lalëzit.
-Ndërtesë banimi në Gjirin e Lalëzit.
-Apartament, Budapest 155 mijë euro. -Pronë në Mynih të Gjermanisë.
-Apartament 128.3 m2 në Tiranë.
-Apartament 195 mijë euro.
-Apartament 200 mijë euro.
-Apartament 179 mijë euro.
-Bodrum me vlerë 10 mijë $.
-Apartament 100 m2.
-Apartament 75 m2.
-Apartament 100 m2.
-Apartament 146 m2.
Apartament 100 m2.
-Apartament 73 m2.
-Apartament 100 m2.
-Apartament 100 m2.
-Apartament 156 m2 në Tiranë.
Apartament 100 m2.
-Apartament 100 m2.
-Njësi ndërtimore 167 m2 në Tiranë.
-Njësi ndërtimore 205 m2 në Tiranë.
Njësi ndërtimore 100 m2 në Tiranë.
-Njësi ndërtimore 214 m2 në Tiranë.
-Njësi ndërtimore 376 m2 në Tiranë.
-Njësi 113 m2, 160 mijë euro.
-Njësi 107 m2, tek ish Klubi Partizani.
-Apartament 100 m2.
-Apartament 100 m2.
-Apartament 100 m2.
-Apartament 75 m2.
-Apartament 100 m2.
-Apartament 100 m2.
-Apartament 100 m2.
-Apartament 201 m2 në Tiranë.
-Apartament 112 m2 në Tiranë.
-Apartament 208 m2 93 mijë euro.
Shënim: Nuk janë përfshirë troje, kulla, bodrume, garazhe dhe fabrika.