Sa më shumë e poshtëron Rama, Taulant Ballën, aq më shumë ai i shërben
Taulant Balla është kthyer në “qenin sulmues” më të egër të Edi Ramës, ndaj protestës dhe protestuesve.
Ai ka qenë ndër të vetmit, që i ka dalë në krah Ramës, në këtë moment të vështirë.
Pas kritikave të Ramës, kanë nisur edhe deputetë e ministra të tjerë, që ta mbrojnë.
Por Balla është ekselent në punën që bën.
Vetëm se është ironike, pasi Balla gjatë karrierës së vet, është një ndër njerëzit që Rama e ka poshtëruar më shumë.
Edhe pse e ka pasur një ndër politikanët më të rëndësishëm, Rama e ka vendosur vetëm një herë ministër Ballën.
Dhe për një kohë shumë të shkurtër, pasi e shkarkoi atë shumë shpejt.
Kjo, jo për shkak të paaftësisë, por për t’i treguar se kush është shefi.
Balla natyrisht që është bindur, jo vetëm se nuk ka se çfarë të bëjë, por edhe se thuhet që është peng i Ramës.
Emri i tij është përfolur se del në përgjimet me Suel Çelën e Elbasanit, madje edhe se ka porositur vrasje.
Ndaj dhe është kthyer në shërbëtorin e bindur të Ramës, duke qenë në krah të tij në çdo gjë.
Me sa duket e ka lidhur fatin e vet me atë të Ramës.(Thuaje.al)