Rrëzohet një avion luftarak amerikan F-16 në Gjermaninë perëndimore
Një avion luftarak amerikan F-16 është rrëzuar të martën pranë bazës ajrore amerikane Spangdahlem, në Gjermaninë perëndimore.
Ushtria amerikane bëri të ditur se piloti arriti të katapultohej në mënyrë të sigurt nga avioni dhe po merr trajtim mjekësor.
Shkaqet e aksidentit janë ende nën hetim, ndërsa ekipet e emergjencës ndodhen në vendngjarje.
Sipas autoritetit gjerman të kontrollit të trafikut ajror, në një stërvitje ushtarake po merrnin pjesë gjithsej katër avionë F-16.
Dy prej tyre ndodheshin ende në zonën e stërvitjes, ndërsa dy të tjerë po ktheheshin drejt bazës Spangdahlem.
Njëri prej këtyre avionëve dyshohet se u rrëzua gjatë afrimit për ulje.
Dy avionët e tjerë F-16 u ulën në bazën ajrore amerikane në Ramstein. Hetimet për përcaktimin e shkaqeve të incidentit vijojnë.