4 Nëntor, 2026

Rrëfimi i zyrtares së administratës: Më kanë kërkuar favore seksuale, për të mbajtur punën

 Rrëfimi i zyrtares së administratës: Më kanë kërkuar favore seksuale, për të mbajtur punën

Nga Habjon Hasani

Ndodhi nje si keqkuptim para ca kohesh. Jo nga njerezit e mi; por nga pala tjeter. U gjenda ne vorbull; por shume shpejt nga pala tjeter nje vashez kishte kapur gabimin e bere ne komunikime e perllogaritje dhe njoftoi te mite. Pranoi keqkuptimin ajo. Terhoqa menjehere te mite une. Paqe, vazhdojme punen.

Pas ca ditesh me shkruan kjo vajza; e cila siç mesova ishte burokrate e administrates se Edi Rames, jo ndonje nivel kushedi ama jo dhe krejt pa takate.

Ne SMS me thote dua te te jap nje gote te flasim pa nerva kesaj radhe.

U nisa si me bezdi varikarin, okej bejme qoken do e respektoj patjeter, por pak do qendroj me te mendova, ishte si kohe e vrenjtur me rrihej ne shtepi. U nisa me pertese ne fakt.

Ulemi. Perballe. Nisen bisedat.

Ne nje moment bie biseda te Zegjine Caushi; sepse Zegjineja na dilte ne TV qe kishim aty prane per nje çeshtje blerje apartamenti ne Tirane.

“E kam patur si alergji kete Zegjinene, por ne kete rast jam me te. Me ka pelqyer shume.”-  me thote.

Ou, ça ka ketu per kaq pelqim te madh?, – e pyes.

“Habjon, eshte thelbesore ajo qe ka bere Zegjineja. Shiko, ne jemi gra, por qe jemi bere te tilla, kemi kaluar etapa, kemi qene vajza te vockla; me endrra, me pasiguri, ajo etape nuk shuhet. Eshte aty brenda nesh vajza e vogel. Here e ndrojtur here e llastuar e here agresive.

Zakonisht; kur nje femer merr pushtet; ndodh qe kapriciot e asaj vajzes se vogel udheheqin gruan e madhe.

Dhe prandaj ti sheh disa deputete apo drejtoresha qe jane mosha ime 30 e kusur vjeç, te bukura e te realizuara, me familje me femije e me mandat, por qe e krruajne bythen neper instagram e fejsbuk e neper studio televizive duke shitur dengla.

Kjo u ndodh sepse gruaja e madhe nuk di ta mbroje vajzen e vogel, gruaja e madhe e ka lene vajzen e vogel te luaje me kuklla studiove.

Kjo Zegjineja veproi si grua e pergjegjshme. Kjo ka bere hesap te pjekur te nje gruaje; une nga Roskoveci jam ka menduar, me siguri as kam per tu zgjedhur me deputete.

Cfare te bej? Me ate rrogen e te ardhurat te paguaj fotograf dhe editor instagrami, apo te garantoj ate vajzen e vogel e t’i blej nje shtepi asaj ne Tirane. Bej hesap kestet e kredise se saj 4 vite; eshte ne rregull ajo, e shlyen.

Keshtu e lexoj une Zegjinene; dhe keshtu mendoj se duhet kuptuar ajo, se nuk eshte deputete e Parisit ajo, e Roskovecit eshte.

Por ja qe eshte shume me e pjekur se keto tjerat qe kane shperthyer me dengla duke shetitur neper studio e instagram vajzen e vogel brenda tyre dhe jo gruan qe do duhej te ishte.”

U vura ne mendime nga steka e logjikes dhe pjekurise se personit perballe. Me beri shume pershtypje.

-Po mendoj tani, – i them, – sikur kete qe sapo me the mua ta kishe plasur ne studio te Fevziu psh. Ose sikur ne rreshtin e pare te kesaj qeverie te ishte ky nivel arsyetimi, e te ishin nja 4-5 si puna jote, qija robt do na e beje peshqesh si monark Edi Rama i them.

“Eshte pamundesi absolute, s’ka vend per ne. Habjon, jam 30 e kusur vjeç, ti si deshiron? Do te vendos nje maske te bej si e paketuar? E bej, por s’ka asnje vlere.

Kam qene pa krahe e mbeshtetje, zero. Femer, e vetme. Sigurisht qe kam kaluar dashurite dhe aventurat e mia, plot kam kaluar me ke me ka dashur mua qejfi, kjo eshte e verteta ime. Nuk jam rastesisht burokrate dhe beqare, kam bere qejfin tim ne lule te rinise time. Ja pranoj une vetes kete gje; edhe shthurjet qe kam provuar.

Por keto kane qene zgjedhja ime, keto jane ajo vajza adoleshente kurioze.

Per karrieren? Jam ndjere e shtypur me kembe Habjon, e shantazhuar dhe e pranoj qe me eshte dashur ne ndonje rast dhe t’i dorezohem shantazhit ne kete administrate, transaksionit seksual. Kshu qejflie jam e pranoj dhe vet, ama ate shantazhin dhe shtypjen per ate me vjen zor me vjen shume inat, kam lendim per ate, sado qejflie te jem.

Ti thua te jem te rreshti i pare, ata kane perdhunuar femijen brenda meje duke qene ne rresht te shtate une. Nuk kane nevoje per mua jo.

Do behemi serioz kur flasim zoti Hasani?”

Me vuri me serish ne mendime. Koha ishte e vrenjtur, por biseda rezultoi llahtar. Boh; ajo e quante veten te shthurur ndersa une kisha kohe qe nuk bisedoja me dike kaq ndershem.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *