21 Maj, 2026

Rrëfehet Ornella Muti: Kam tradhtuar vetëm një herë me Adriano Celentanon, por ai e bëri publike

 Rrëfehet Ornella Muti: Kam tradhtuar vetëm një herë me Adriano Celentanon, por ai e bëri publike

Aktorja italiane Ornella Muti është rrëfyer lidhur me flirtimet që ka pasur në të kaluarën.

“Kam tradhtuar vetëm një herë dhe e kam bërë me Adriano Celentano.

Adriano nuk duhet ta kishte treguar, të paktën pa më thënë. Ta hajë dreqi. Me mua, e kanë provuar thuajse të gjithë.

E kam kaluar gjithë jetën duke u mbrojtur nga meshkujt”, tha ajo në një intervistë.

Më tej ajo flet për periudhën kur nisi karrierën kinematografike.

“Xhirova filmin tim të parë ‘Nusja më e bukur’ në moshën 14-vjeçare.

Nuk dija asgjë, më drejtonin të tjerët dhe vendosnin ata për mua”, tregon aktorja italiane, e konsideruar si një ndër femrat më të bukura në botë.

Ajo flet edhe për formën fizike:

“Jam në formë sepse bëj një jetë të shëndetshme, fle dhe ha në mënyrë korrekte. Nuk e fsheh moshën time”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *