Robert Ndrenika: Erion Veliaj, djalë i rritur me probleme. E përballoj burgun për të!
Robert Ndrenika ishte sot në Gjykatën Administrative në mbështetje të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj lidhur me çështjen kundër prokurorit të SPAK Olsi Dados.
Në dalje për mediat ai tha se nuk i kishte kuptuar asnjëherë 13 akuzat që SPAK ka ngritur kundër tij.
Ndrenika komentoi dhe deklaratën e bërë brenda në sallë ku i tha Veliajt se “çfarë të ka mbetur nga burgu, vij e bëj unë për ty”.
“Djalë jetim, i rritur me halle e probleme, që në fillore ka qenë filozof fëmijë.
Ka ndihmuar shumë teatrin dhe artisët. Mirë mu duk. Jo them që jo.
Po të jetë nevoja e bëj. E përballoj (burgun). Unë si kam kuptuar (akuzat)”, tha Ndrenika.
Gazetari: Pse zgjodhët të ishit i pranishëm në gjyqin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës?
Ndrenika: Sepse e njoh që fëmijë, pothuajse e kam ndjekur që në fëmini, është djalë jetim, i rritur me halle, me probleme, dhe që në fillore ka qenë filozof fëmijë.
Gazetari: Kjo ishte arsyeja që erdhët ditën e sotme për ta mbështetur?
Ndrenika: Edhe që i ka ndihmuar shumë teatrin dhe artistët.
Gazetari: Si t’u duk pamja e z. Veliaj, pas gati një viti e pak në burg?
Ndrenika: Mirë m’u duk.
Gazetari: Pra, nuk kishte ndryshuar?
Ndrenika: Jo, them që jo.
Gazetari: Po ndonjë këshillë, se e pamë që i thatë “e bëj unë burgun për ty”?
Ndrenika: E dëgjove këtë?
Gazetari: Isha në rreshtin e parë.
Ndrenika: Po të jetë nevoja, e bëj.
Gazetari: E përballoni dot?
Ndrenika: Posi!
Gazetari: Po 13 akuzat ndaj z. Veliaj?
Ndrenika: Unë s’i kam kuptuar ato akuza.
1 Comment
Me vjen keq per artist te tille, si Robert Drenika, qe e ulin vehten kaq shume, per nje cesjtje, qe nuk ben interese per publikun Shqiptar, pasi Prokurori i SPAKU Olsi Dado, kambaruar shkollen e magistratures apo ko. Ne fantasma aji preje vite eh , ushtron detyren e in pro tije SPAKUT.Aktualisht po hetone Velijen per 13 vepra penaleko. Velia ne mete gjygje Administrativ per thuhet shmangur betoniera dhe gjykimit, hedhe nga nje shashke, vene ne levitar miqt etiche, qe ju ka bere manderei per shkak detyres. Bile dhe i marin persiper dhe vitet e paraburgimt te praprapbetur. Ky eshte nje fare predoni qe bene Velijes, mfsj SPAKUT dhe Gjykates Administrative.Gjykata me te drenate rrezoje kerkesen e Velijes per nje gjykim te hapurb live medjatik.