Revoltohet Monika: E meritoja dhe unë një burrë që të tradhtonte atdheun për një dorë se**
Monika Kryemadhi xheloze për mesazhet Hyseni-Agasi:
“30 vjet në politikë, korrupsion e pastrim parash, dhe prapë asnjë s’rrezikoi sigurinë kombëtare për një dorë seks me mua”.
Kryemadhi u shpreh veçanërisht e zhgënjyer nga standardet e reja të romancës shqiptare.
“Ne të brezit tim maksimumi çojmë për lesh martesën, partinë dhe ndonjë pasuri të padeklaruar.
Këta të rinjtë sot fusin në lojë sekretet shtetërore. Ka evoluar dashuria”, tha Kryemadhi.
Në fund, ajo u kërkoi gazetarëve të mos e pyesnin më për çështjen, pasi situata kishte filluar ta prekte personalisht:
“Nuk është xhelozi. Thjesht pas gjithë atyre akuzave, mendoja se e meritoja edhe unë të paktën një burrë që të tradhtonte atdheun për një dorë seks”, tha ajo.