1 Nëntor, 2026

Revolta e modeles shqiptare: Mos u martoni, mos bëni fëmijë vetëm sepse kështu e kërkon shoqëria

 Revolta e modeles shqiptare: Mos u martoni, mos bëni fëmijë vetëm sepse kështu e kërkon shoqëria

Modelja shqiptare, Arbenita Ismajli, ka reaguar në rrjete sociale dhe ka ngritur shqetësime për pozitën e grave në shoqëri.

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj disa mesazhe që kanë në qendër të drejtat e grave, presionin shoqëror dhe sigurinë e nënave dhe fëmijëve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, modelja u ka bërë thirrje grave të mos lejojnë që pritshmëritë e shoqërisë të përcaktojnë zgjedhjet e tyre personale, veçanërisht kur bëhet fjalë për martesën dhe krijimin e familjes.

“Oj femra, mjaft u dhatë pushtet burrave mbi jetët tuaja! Mos u martoni, mos bëni fëmijë vetëm sepse kështu e kërkon shoqëria”, shkruan Ismajli në reagimin e saj, pas rastit të fundit të vrasjes së një gruaje nga i shoqi, në Prishtinë.

Në një tjetër mesazh, Arbenita ka folur për përvojën e saj personale si nënë, duke shprehur pakënaqësi dhe mungesë besimi ndaj institucioneve që, sipas saj, duhet të garantojnë mbrojtjen e grave dhe fëmijëve.

Ajo ka përmendur gjykatat, prokurorinë dhe Qendrën për Punë Sociale, duke pretenduar se shqetësimet e saj për frikën, traumën dhe sigurinë nuk janë trajtuar me seriozitetin e duhur.

“Për ta ishim thjesht një dosje, jo dy jetë njerëzish që meritonin mbrojtje”, thuhet në reagimin e saj.

Modelja thekson se nuk ndihet e detyruar t’u besojë institucioneve që, sipas saj, nuk i kanë ofruar mbrojtjen e nevojshme.

“Nuk kam detyrim t’i besoj një sistemi që na ka dështuar. Kam detyrim ta mbroj fëmijën tim dhe veten, me çdo kusht”, shprehet ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *