Revolta e Erion Braçes ndaj Taulant Ballës, e shprehur pa fjalë
Deputeti socialist Erion Braçe ka qenë i ftuar në emisionin “Dekalog” të Roland Qafokut.
Ndër të tjera, ky i fundit e ka pyetur Braçen edhe për drejtimin e grupit parlamentar të PS-së, nga Taulant Balla.
Braçe ka refuzuar të përgjigjet.
Ai thjesht ka bërë mimika dhe ka ngritur supet përpjetë, për të treguar se është i pakënaqur nga drejtimi i grupit parlamentar, nga ana e Taulant Ballës.
Braçe në fakt, ka shprehur disa herë pakënaqësi ndaj Ballës, sidomos për propozimin e disa ligjeve, të cilat janë hedhur poshtë nga socialistët.