Reuters jep live protestën e Tiranës, tërbohet Taulant Balla: Atyre nuk ua ndjen për Shqipërinë, kanë hall tjetër
Protesta e qytetarëve kundër ndërtimit resortit turistik në Zvërnec ka marrë prej ditësh vëmendjen mediave prestigjioze ndërkombëtare. Sot agjencia e lajmeve Reuters ka transmetuar drejtpërdrejt protestën në bulevardin Dëshmorët e Kombit ku mijëra vetë janë mbledhur për të shprehur kundërshtimin ndaj projektit.
“Shqiptarët protestojnë kundër një resorti luksoz të planifikuar, i mbështetur nga një kompani e lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Protestat po zhvillohen kundër projektit për ndërtimin e resortit në një zonë ekologjikisht të ndjeshme të bregdetit Adriatik, për shkak të shqetësimeve mbi ndikimin e tij në mjedis”, shkruan Reuters krahas videos së drejtpërdrejt në Facebook.
Ky transmetim ka sjellë reagimin e tërbuar të kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla.
“Si mund të bëhej një vend i vogël si i yni një lajm global? Si mund të jetë një protestë lokale, tek e cila sot ka edhe më pak se dy mijë pjesëmarrës, në një spektakël ndërkombëtar që e bën Reuters ta transmetojë live?
Këta me përkushtimin “profesional” të mos e lëvizë planin majtas ose djathtas, sepse aty mbaron edhe prezenca e pjesëmarrësve.
Pastaj shikojeni titullin që vendoset, për të kuptuar se nuk ua ndjen për Zvërnecin, as për Shqipërinë, për këta “aktorët” pjesëmarrës në këtë teatër pa kuptim jo e jo. Kanë hall tjetër””, shkruan Taulant Balla.