28 Qershor, 2026

Rasti i Marjana Koçekut – Kanë nuhatur diçka që publiku ende nuk e sheh plotësisht

 Rasti i Marjana Koçekut – Kanë nuhatur diçka që publiku ende nuk e sheh plotësisht

Nga Klementin Mile

Momentet më të rrezikshme për pushtetin nuk janë kur humbet vota –

por kur nis të humbasë aurën e pathyeshmërisë.

Largimi i Marjana Koçekut nga Partia Socialiste nuk e rrëzon Ramën numerikisht.

Por lëvizja e deputetes së Shkodrës godet mitin se sistemi është plotësisht i mbyllur dhe se askush nuk del dot jashtë,

pa kaluar automatikisht te Berisha.

Kjo ndodhi në ditën e 15-të të protestës.

Për herë të parë pas shumë vitesh, Rama po lufton në disa fronte njëkohësisht:

me rrugën,

me rrjetet sociale,

me mediat ndërkombëtare,

dhe tani edhe me plasaritjet morale brenda kampit të vet.

Për të nuk është problem një deputete më pak.

Por është problem që njerëzit po fillojnë të kuptojnë se pushteti nuk është më aq monolit sa dukej dje.

Se kur rrëzohet perceptimi i forcës, fillon faza më e rrezikshme për sistemin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *