Rasti i Leusës në Përmet: Këta vjedhin edhe tek tabelat e rrugëve (ose janë injorantë)
“Kanë vjedhur edhe një gërmë, emrin e fshatit Leusë e kanë cunguar.
Kjo është tabela e re e rrugës Përmet-Leusë e cila ende pa u përuruar ka filluar të shfaqë probleme.
Sot e nisim me gafën gjuhësore, dikush duhet ti orientojë makutët: Leusë ose Leusa me zanore në fund”.
Kështu shkruan faqja Bashkësia Përmet, që ka denoncuar injorancën e atyre që vendosin tabelat.
Kjo rrugë ka kushtuar 2 mln euro, por sipas Bashkësia Përmet, ka pasur abuzime dhe vjedhje.